Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj thotë që nga pasluftës në Kosovë nuk ka pasur media më pak që e kanë kritikuar pushtetin në ardhje.
Molliqaj në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se udhëheqja që vendoset nga VV’ja është shumë më e madhe sesa brutaliteti i atëhershëm i PDK’së ndaj mediave.
“Brutaliteti i PDK’së ndaj mediave ka qenë i frikshëm, kanë ditë me kërcënu, t’kan hi në studio.
Po hegjemonia që vendoset nga VV’ja është shumë më e madhe se qikjo, pra nënshtrimi është më i madh sot, pra sot ti je me Vetëvendosjen pa qenë me Vetëvendosjen pse ta kanë vnu revolen në kokë se u ardh dikush atje prej Drenicës e Deçanit, kjo është më e rrëzikshme në kuptimin e demokracisë.
Sepse te kjo me revole në kokë, po pate pak guxim, e denoncon, pastaj kanë ndërhy ambasadat e huja, të gjithë e dini edhe ka pas media të lira”, thotë Molliqaj.
“Unë nuk e di që ka pas në Kosovën e pasluftës kaq pak media kritike karshi një pushteti në ardhje se qitash. Nuk është faji i mediave, njerëzët herë tuten herë kanë interesa, herë zbuten, por problemi është se kjo po vjen për shkak se dikush po don me qenë kështu”, shtoi Molliqaj.







