“Je e paedukatë”, debate të forta në Big Brother VIP mes Ilirit dhe Beniadës

Spektakli Big Brother VIP pothuajse çdo ditë sjell situata dhe diskutime të ndryshme të banorëve që bën lajm në mediat rozë.

Me vëmendjen e madhe që banorët kanë fituar, ata shpesh herë janë edhe protagonistë të debateve të ashpra mes njëri-tjetrit, ashtu siç ka ndodhur edhe ës fundi me dy prej tyre.

Këtë herë një diskutim i fortë ka nisë mes balerinit, Ilir Shaqiri dhe modeles, Beniada Nishani.

Foto: Top Channel

I gjithë debati filloi rreth angazhimeve të tyre në kryerjen e punëve të shtëpisë, teksa në një moment Iliri e quajti Beniadën e paedukatë.

Ndërkohë, kujtojmë që të dy janë ndër banorët e parë që kanë hyrë në shtëpinë e famshme të BB VIP.

Foto: Top Channel

Teksa sonte në natën e prime është thënë se ndryshe nga herët e tjera, kësaj radhe pritet të  eliminohen dy banorë.

Të nominuarit e javës janë banorët më të rinj të shtëpisë: Dritan Brama, Egzona Rafuna si dhe Xheisara Frisku.