“Je bërë si transvestit”: Jonida Maliqi kapet keq me fansen e saj

Jonida e bëri të pendohet ndjekësen që e ofendoi në koment.

Jonida Maliqi është emër shumë aktiv në rrjete sociale, e cila kohë pas kohe publikon fotografi të reja, shkruan lajmi.net.

Në fotografitë që ajo sjell nga përditshmëria nuk mungojnë komentet nga ana e ndjekësve, si ato pozitive edhe negativet.

Këngëtarja i ka replikuar një komentueses, e cila i shkroi asaj në një prej fotografive të fundit.

“Je ber si transvestit, me te kap ty zer se kapur trans”, i shkruan ndjekësja në koment, ndërsa Jonida ia ktheu “Me mire vetvetja se sa si ti prototip i vulgaritetit”.