Jay Z mbyllë llogarinë në Instagram 24 orë pasi e hapi

Reperi Jay Z është i njohur për pasivitetin e tij në rrjete sociale, por që vendosi të hapë llogari zyrtare të tij në Instagram.

Menjëherë pas hapjes, atë e vershuan miliona ndjekës, teksa ai ndqite vetëm një person, gruan e tij Beyonce.

Megjithatë, diçka e çuditshme ka ndodhur 24 orë pas hapjes së llogarisë së tij: është fshirë.

Nuk është bërë e ditur akoma nëse ka ndodhur ndonjë gabim apo nëse vetë reperi ka konsumuar Instagramin aq shpejt sa t’a fshijë atë.

Disa zëra nga Hollivudi thonë se ai e ka hapur llogarinë e tij vetëm për të promovuar një film që e ka prodhuar, “The Harder They Fall”, dhe t’a mbyllë pastaj.