Albin Kurti

Javën tjetër Forumi Ekonomik në Davos, pritet të marrin pjesë edhe Kurti e Vuçiq

Javën që vjen do të nisë Forumi Ekonomik Botëror që do të mbahet në Davos të Zvicrës, i cili do të zgjasë deri më 19 janar.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se ndjehet i gëzuar që pjesëmarrës në këtë forum do të jenë kryeministri i vendit, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Javën e ardhshme, në Davos do të nisë Forumi Ekonomik Botëror. Me të gjitha temat kryesore të rëndësishme, “Arritja e sigurisë dhe bashkëpunimit në një botë të thyer” rezonon veçanërisht për Kosovën, dialogun Kosovë – Serbi dhe të gjithë rajonin e Ballkani Perëndimor”.

“Gëzohem që do t’i shoh të dy, Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin të jenë të pranishëm”, shkroi Rohde.

Nuk dihet nëse do të ketë ndonjë takim bilateral mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

BONUS VIDEO: Kosova po vazhdon të armatoset, në radhë janë anti-tankët e fuqishëm, Javelinët amerikanë