Javën e ardhshme pritet që të fillojë vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë edhe në qytetin e Kamenicës. 

Kështu ka bërë të ditur, kryetari i komunës Qëndron Kastrati përmes një postimi në “Facebook”.

“Ekipi i Vaksinimit nga Qendra e Mejkësisë Familjare në Kamenicë i angazhuar në procesin e vaksinimit të stafit shëndetësor të Kosovës. Nga java e ardhshme fillon vaksinimi i stafit në Kamenicë. ”, ka shkruar ai.

Postimi në Facebook:

Ekipi i Vaksinimit nga Qendra e Mejkësisë Familjare në Kamenicë i angazhuar në procesin e vaksinimit të stafit shëndetësor të Kosovës. 

Nga java e ardhshme fillon vaksinimi i stafit në Kamenicë. 

Punë të mbarë Dr. Asllan Dërmaku dhe infermerë Violeta Matoshi Margareta Kastrati, Linda Imeri dhe Fisnik Shala! 

Ju faleminderit!