Javë e rëndë për Kosovën, 59 persona vdiqën nga coronavirusi

Kosova është duke u përballur më valën e tretë të virusit që u shndërrua në pandemi në mars të vitit 2020.

Numri i të vdekurve javës së fundit është rritur drastikisht krahasuar më javët paraprake. Vetëm sot, e hënë, në Kosovë, u regjistruan 17 raste të vdekjeve.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë nga e hëna e javës së kaluar deri më sot, 16- 23 gusht, bilanci i viktimave është 59, në mesin e tyre edhe të rinj.

Gjatë një jave ka pasur 79 mijë e 994 testime, nga të cilat 14 mijë e 129 dolën raste pozitive me COVID-19. Ndërsa po gjatë një jave u shëruan 1 mijë e 457 persona.

Deri të dielën, Kosova ka vaksinuar 707.793 persona.