Moti

Java nis me borë e shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për këtë javë, ku njofton se e hëna do të jetë e vranët dhe me reshje shiu.

Gjatë natës, ato do të shndërrohen në reshje bore, e temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri në -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 3-5 gradë.

Për të martën, IHMK-ja ka bërë të ditur se do të ketë vende-vende fjolla bore, e temperaturat maksimale do të sillen ndërmjet 1-4 gradë.