Java e 12-të në Superligë mbyllet me derbin Prishtina-Flamurtari

Sot do të zhvillohet derbi në Superligën e Kosovës mes Prishtinës dhe Flamurtarit.

Prishtina pas fitores ndaj Dritës në javën e kaluar, kërkon vetëm fitore për t’iu afruar kreut të tabelës.

Nga ana tjetër, Flamurtari këtë sezon është në formë të dobët pasi ka vetëm dy fitore, mirëpo shpreson të fitojë këtë ndeshje për t’i ikur zonës së barazhit.

Kujtojmë që ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe fillon në ora 18:00.

loading…