Jason Derulo poston videon qesharake në TikTok, i thyen dhëmbët Will Smith-it

Po qarkullon video interesante e Jason Derulos me Will Smith.

Këngëtari Jason Derulo, ka grumbulluar mijëra fansa në rrjetin social TikTok, përmes videove të ndryshme sidomos gjatë pandemisë, shkruajnë mediat e huaja.

Ai bën postime të ndryshme, nga përditshmëria e deri te ato qesharakeSë fundmi përmes një video në po të njëjtin rrjet social, Jason është parë duke i mësuar aktorit Will Smith disa leksione golfi.Me qëllim që të jetë qesharake, duket se Tik Tok-u ka shkuar në mënyrë të gabuar, pasi aktori i njohur përfundoi me dhëmbë të thyer.Derisa këngëtari po praktikonte të gjuante topin, në mënyrë të papritur shkopi që po përdorte ra në fytyrën e 51 vjeçarit.Duke e marrë me sportivitet, Will iu drejtua: “Më jep disa copa akulli, ne kemi një problem këtu”.Në një tjetër postim në rrjetin social Instagram, Smith kishte ndarë një video ndërsa shiheshin dhëmbët e tij të thyer.“Duhet ta mos e ftoj Jason më të vijë tek un”, ka shkruar ai në përshkrim.Megjithatë duket se e gjitha është një shaka ku dhe ndjekësit nuk e kan besuar Jason pasi nuk është hera parë që ai bën këto ‘prank’.

https://www.instagram.com/p/CDrloa4BqSN/?utm_source=ig_embed
https://www.instagram.com/p/CDsm9CRBi-P/?utm_source=ig_embed