Jason Bonham i kërkon falje Jimmy Page lidhur me tregimin e pavërtetë për drogën

Jason Bonham po tërhiqet pas shpifjes që e bëri për kitaristin e “Led Zeppelin”, Jimmy Page në një intervistë të fundit në radio.

Bateristi, i cili është djali i rokerit të ndjerë John Bonham, i ka tërhequr komentet që i bëri gjatë një paraqitje në emisionin e Howard Stern më herët këtë muaj, duke këmbëngulur se pretendimet që kishte bëri ai ku sugjerohej se kitaristi i madh e kishte “njoftuar” atë me kokainën kur ky ishte 16 vjeç “ishin të pabazuara dhe të pavërteta”.

Një deklaratë e re nga Bonham thotë: “Më 9 prill 2019 ose rreth kësaj date, unë, Jason Bonham, e kam dhënë një intervistë në radio me Howard Stern. Në atë intervistë i kam bërë disa deklarata të pavërteta dhe nënçmuese në lidhje me z. James Page (aka Jimmy Page) të bendit legjendar Led Zeppelin.

“Tërhiqem pa kushte nga të gjitha komentet fyese dhe shpifëse në lidhje me z. J. Page, që i bëra në atë intervistë. Në veçanti, është tërësisht e pavërtetë që z. J. Page më ofroi ndonjë substancë të paligjshme qoftë kur isha i mitur apo fare.

“I kërkoj falje pa rezerva z. Page që i kam bërë këto komente të pabazuara dhe të pavërteta për të. Nga respekti shumëvjeçar që e kam për z. Page nuk do ta jap asnjë koment të mëtejshëm për intervistën në fjalë dhe pajtohem që nuk do ta jap asnjë koment të mëtejshëm të cilin z. Page mund ta konsiderojë si diskreditues, tani ose në të ardhmen”.