Bekim Jashari
Jashari: Ushtria e Kosovës, amanet i shumë gjeneratave
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një statusi të postuar në rrjetin social Facebook, ka shprehur gëzimin dhe urimet për transformimin e FSK-së në Ushtri.
Votimi i projektligjeve për transformimin e FSK-së në Ushtri, u bë sot në Kuvendin e Kosovës me votimin e deputetëve që ishin prezent.
Statusi i plotë i kryetarit Jashari:
Gjaku i derdhur i shumë heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrifica shumëvjeçare, angazhimi i secilit të kontribuojë në shtet-ndërtimin e Kosovës, si dhe mbështetja e miqve tanë ndërkombëtarë, u finalizuan me votim në Parlamentin e Kosovës, për Ushtrinë e Kosovës.
Jetësim i amanetit të shumë gjeneratave!
Urime të gjithëve!