Jashari: Sot Marina hyri në hartën e kombit

Ka filluar Inaugurimi i Kompleksit Memorial në Marinë të Skenderajt , ku këtu sot Garda ceremoniale e FSK-së do të bëjë përcjelljen e rivarrimit të heronjve të kombit, komandantëve dhe kolosëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ilaz Kodra, Mujë Krasniqi dhe Abedin Rexha.

Kryetari i kësaj komune Bekim Jashari ka falëndëruar të gjitha ata që ekanë përkrahur këtë inaugurim, ku sipas tij ky vend tash e tutje do të bartë peshën e krenarisë dhe atë të dhimbjes.

Ai po ashtu ka thënë se të gjithë ata që do të vijën këtu do të marrin amanetin e tyre që të punojnë drejtë, shkruan Ballakni.info.

“Sot marina po e bart peshën e dhimbjes dhe krenarisë sonë që nga kjo tokë do ti bëjnë roje atdheut, lirisë e ndërgjegjes sonë. Ky vend tash e tutje do të bartë peshën e krenarisë dhe atë të dhimbjes. Këtu sot u bënë bashkë 145 dëshmorë. Ku secili që do të vijë këtu për të vizituar këtë vend do të marrë amanetin e viganëve që të punojmë drejtë. I falëndëroj të gjithë ata që ndihmuan në këtë inagurim, e në veçanti familjet e dëshmorëve”, ka thënë Jashari.

Në inaugurim janë duke marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Haradinaj.