Festat

Jashari së bashku me Gold AG, iu shpërndajnë dhurata fëmijëve me nevoja të veçanta

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me një biznesmen shqiptar nga Gjermania dhe reperin Gold AG, kanë shfrytëzuar ditët e festive të fundvitit për të ndihmuar fëmijët me nevoja të veçanta në komunën e Skenderajt.

Përmes një postimi në Facebook, Jashari është shprehur se ka qenë ndjenjë e mirë të shpërndajë dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta në prag të festave të fundvitit, transmeton Ballkani.info.

Postimi i plotë i Bekim Jasharit në Facebook:

Ndjenjë e mirë të shpërndajmë dhurata në prag të festës, për fëmijët me nevoja të veçanta.

Së bashku me bashkatdhetarin Ilir Sinani pronar i firmës “Sinani GMBH & CO. KG” në Gjermani dhe reperin e njohur Gold AG, kemi gëzuar me dhurata fëmijët me nevoja të veçanta në Skenderaj.

Falënderoj bashkatdhetarin Ilir Sinani dhe Gold AG, që financuan dhuratat për këta fëmijë si dhe ndihmuan një familje me gjëra ushqimore në komunën e Skenderajt.