Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka uruar xhudisten Distria Krasniqi për medaljen e artë.

Distria Krasniqi ishte sportistja e parë kosovare që këtë vit garoi në lojërat olimpike “Tokyo 2020”.

Ajo arriti që të fitojë medaljen e artë, duke u bërë medalja e dytë për Kosovën në këto lojëra.

Përmes një postimi në Facebook, kryetari i Skënderajt uroi Distrian, duke thënë që përmes të rinjve të tillë, po i dëshmojmë botës madhështinë e shtetit dhe kombit tonë.

Postimi i plotë:“Ambasadore e jashtëzakonshme 🇽🇰Distria Krasniqi i solli shtetit dhe kombit tonë edhe këtë vit medaljen e artë në lojërat olimpike.Përmes të rinjve të tillë po i dëshmojmëbotës madhështinë e shtetit dhe kombit tonë.Urime 🇽🇰“.