Jashari për studentët serbë që deshën ta vizitonin Kompleksin Memorial “Adem Jashari”: Ata që kanë insistu me shfaros Prekazin nuk është mirë me vizitu

Gjatë ditës së sotme, studentë nga Serbia u ndaluan për ta vizituar kompleksin memorial “Adem Jashari”, kjo pas aksionit nga tifo – grupi i klubit të Drenicës dhe qytetarë të Skenderajt.

Me moslejimin e studentëve serbë për të hyrë në fshatin heroik të Kosovës pajtohet edhe Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, i cili në një prononcim për Insajderin tha se hyrja e çdo okupatori në Prekaz nuk do të ishte mirë.

“Kushdo që hyn nga një shtet që ka qenë okupues nuk do të ishte mirë me vizitu Prekazin. Ata që kanë insistu me shfaros Prekazin nuk është mirë me nxit provokime sepse dihet se çfarë ka ndodhur në të kaluarën.

Ata që kanë luftu kundër Prekazit është provokim i rëndë me ardh me vizitu”- nënvizoi Jashari për Insajderin.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme, Insajderi raportoi se autobusi në të cilën gjendeshin studentët serbë u kthye nga kishte ardhur.