Jashari: Ndërtimi i infrastrukturës rrugore në çdo fshat e lagje do të vazhdojë

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se nga fillimi i kësaj jave po vazhdon asfaltimi i segmenteve të rrugëve në bashkësinë lokale të Klinës së Epërme, duke thënë se ndërtimi i infrastrukturës rrugore në çdo fshat e lagje do të vazhdojë pandërprerë dhe konformë nevojave të qytetarëve të komunës sonë.

“Sot ka vazhduar asfaltimi në Klinë të Epërme, në lagjen “Bajraktari” kurse ditët në vijim do të asfaltohen segmentet rrugore në fshatrat tjera të kësaj bashkësie lokale, si në Kuçicë, Tërnac etj”, ka shkruar ai.