Jashari: Kujdesuni për me të dashurit e juaj duke i respektuar masat parandaluese të virusit

Siç edhe jemi të informuar këto ditë janë duke u shfaqur numër më i madh i të prekureve me virusin COVID-19, kjo si pasojë e mos respektimit të distances dhe higjienës personale.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, bëri të ditur se që nga dita kur është shfaqur rasti i parë me koronavirus në Kosovë, nga marsi deri në muajin maj në Skenderaj janë paraqitur 6 raste të personave të infektuar me këtë virus të cilët edhe janë shëruar. Ndërsa vetëm nga qershori e deri me tani, janë shfaqur 41 raste të reja me Covid-19.

“Andaj të dashur qytetarë, ju lus që t`u përmbaheni këshillave dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shendetit Publik”, tha Jashari.

Tutje Jashari apeloj për shmangie të daljeve të panevojshme, mbajtje të distances si dhe përdorim të mjeteve mbrojtese e maskave në vendet publike.

“Kujdesuni për me të dashurit e juaj duke i respektuar këto masa, sepse vetëm duke parandaluar do të arrijmë ta kalojmë më lehtë këtë situatë”, tha Jashari.