Jashari kritikon Kurtin: Votuesit po shfrytëzohen për vota, për inat dhe për pushtet

Aktivistri i Shoqërisë Civile, Shemsi Jashari ka thënë se kryeministri Albin Kurti ju bëri thirrje qytetarëve që ta shkelin ligjin duke u mbledhur në sheshin e Podujevës.

Sipas Jasharit, votuesit llapjan po shfrytëzohen për një përdorim, shëndeti i tyre po rrezikohet për vota, për inati, për pushtet.

“Trishtuese, sheshi në Podujevë plotë qytetarë të thirrur nga kryeministri Kurti për ta shkelur ligjin!!!!Votuesi llapjan po shfrytëzohet për një perdorim!!Shëndeti i qytetarëve po rrezikohet për vota, për inati, për pushtet!!!Kaq vlen qytetari llapjan për pushtetarët nga qendra, e dhimbshme”, ka shkruar Jashari.