Jasharaj: Kurtit po i pëlqen greva, ne jemi unik e të bashkuar, kërkesat duhet të na plotësohen!

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jashari e ka akuzuar kryeministri Albin Kurti për thellim të përçarjeve. Jashari ka thënë se me deklaratat e bëra nga Kurti nuk mund të ketë dialog e as qetësim të situatave.

“Fatkeqësisht, këshilli grevistë i BSPK-së, SBASHK-ut dhe shërbyesve civil kanë pritu shumë se të shtunën dhe dielën nuk do të kemi pushim asnjëra palë dhe Qeveria do të na thërrasë duke e parë që situata për ditë po behët më e vështirë, por kjo gjë nuk ka ndodh, madje edhe pritjet tona dhe një entuziazëm eventual është prishur nga deklaratat e Kryeministrit Kurti, i cili në vend që të jap ndonjë mesazh pozitiv drejtuar grevistëve dhe t ‘jap një shpresë së shpejti do të këtë takim. Por ai u deklarua që disa individ i kritikonte pa të drejtë dhe dje tha se sindikalistët janë me PAN-in, një diçka e pa argumentuar dhe e pavërtetë dhe po them si mund të jenë 25 mijë e më shumë anëtar të SBASHK-ut, pastaj shërbyes civilë dhe të tjerë me PAN-in, ku i ka argumentet kryeministri? Kjo deklaratë tregon së nuk është fare i interesuar që të qetësohet situata dhe të mbyllet greva sepse me mesazhe të tilla, ai vetëm po e acaron situatën.. Deklaratat e tilla nuk e ulin tensionet por e përshkallëzojnë edhe më shumë, dhe dashtë e pa dashtë krijohet bindja që kryeministri sikur nuk dëshiron që greva të mbyllet, dhe greva po i pëlqen”, ka deklaruar Jasharaj.

Kryetari Jasharaj, foli edhe për akuzat e fundit drejt SBASHK-ut. Por ai theksojë se nuk janë shprehur kurrë në takimet e tyre në lidhej me bindje politike.

“Në SBASHK ka unitet, kemi laramani të bindjeve politike por ajo nuk është shprehur kurrë në takimet tona dhe e keqja më e madhe është që kryeministri duhet të dërgojë mesazhe përafrimi dhe deklarata të tilla na lë në dyshime së atij po i pëlqen greva që të zgjas sa më shumë, ketë po e them me argumente pasi asnjëherë nuk ka ofruar ndonjë zgjedhje. Takimi i fundit që po mbetet ai e kthehu në humor duke nxjerrë fjalinë dhe u bë hit përsëri fjala më ka thënë “vëlla”, as Ministri Murati dhe as Ministria Nagavci nuk po i kontribuojnë qetësimit të situatës dhe ofrimit të një rrugëdalje”, theksojë Jasharaj.

Ai theksojë se greva është paralajmëruar që disa muaj, dhe me ide të tilla që ofron qeveria nuk mund të mbyllet greva.

“Nuk mbyllet greva me ide të tilla, te kalojë problemi prej diku, diku tjetër, në problem kemi vetëm me Qeverinë e cila nuk dëshiron dialogë, as me prindërit e aq më pak me nxënësit, fatkeqësie e kësaj situate është se grevat tona janë të tilla që kur ka grevë nuk ka mësim. Ne nuk e bëjmë grevën kundër nxënësve dhe ndjehemi keq por ja qe situata. Greva është e ligjshme dhe ketë qeveri e kemi paralajmëruar me muaj të tërë që po vjen dita kur do të këtë grevë”, bëri të ditur ai për IndeksOnline.

Jasharaj, bëri të ditur se fajtori më i madh për situatën e krijuar është Qeveria e Kosovës në krye me Kurtin, Muratin dhe Nagavcin.

“Qeveria po ofron deklarata të pa argumentuara, deklarata për ta nxitur një pjesë të opinionit dhe deklarata që nuk japin asnjë sinjal pozitiv dhe të mendimit për të ndalur grevën, greva kështu nuk mund të ndalët dhe për këtë i vetmi fajtor është Qeveria e Kosovës, madje tash edhe Kurti , Murati dhe Nagavci”, vijojë Jasharaj.

Kryetari i SBASHK-ut, komentoi edhe deklaratën e fundit të kryeministrit Kurti, ku akuzojë sindikalistët që janë pjesë e PAN-it, Jasharaj shtoi që Kurti ka për qëllim që të nxisë opinionin kundër grevistëve.

“Kurti dje shkoj edhe me tutje, tha sindikalistët janë të PAN-it, mandej në parlament tha kanë punë drejtpërdrejte me mua, kjo është një logjik e gabuar dhe është nxitje tek ata që janë simpatizant të flaktë. Një kryeministër t’i thotë parlamentit dhe opinionit që këta e kanë direkt me mua, është qëllim që t’i nxisë të tjerët ashpër ndaj njerëzve që janë në grevë”, ka thënë ai.

Jasharaj për fund tregoj kërkesat ndaj Qeverisë Kurti ku bëri thirrje të ulën të bisedojnë dhe t’i lënë anash deklaratat që nxisin tensione dhe përçarje.

“Po duhet te kem kujdes, sepse unë e luta si vëlla, e doli u kthye në humor. E lusë qeverinë e Kosovës në emër të grevistëve, nxënësve, prindërve, dhe gjithë qytetarëve të Kosovës, që t’i lë qëndrimet e gabuara, t’i lë deklaratat që krijojnë nxitje edhe tensionime. Por, t’ drejtohet qytetarëve dhe grevistëve me deklarata të matura, optimiste, të ulët që sot në takim me ne. Të ofrojë zgjedhje të pranueshme e jo deklarata si në fakultet, në mënyre që ta dëshmojë që edhe ajo që të dalim nga kjo grevë. Në të kundërtën nëse vazhdon kështu, un do të vazhdojë të them publikisht që krijohet një bindje se Qeveria Kurti, po dëshiron që të këtë greva”, tha ai.