Jasharaj i kërkon ministrit Vitia që punëtorët e arsimit të vaksinohen para fillimit të vitit të ri shkollor

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj ka kërkuar sot nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia që punëtorët e arsimit të vaksinohen me prioritet dhe që ky proces të përfundojë para fillimit të vitit të ri shkollor.

Poashtu, Jasharaj i ka kërkuar Vitisë edhe funksionalizimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore.

“Kryetari i SBASHK-ut Rrahman  Jasharaj  falënderoj Ministrin Vitia  për përkushtimin në mënyrë që angazhimi i përbashkët që punëtorët e arsimit të jenë në prioritet të vaksinimit të realizohet  dhe kështu viti i ri shkollor të na gjej me punëtorë arsimor të vaksinuar dhe të mbrojtur nga pandemia. Ky do të ishte moment i mirë dhe do të ndikonte shumë që viti i ri shkollor të ketë nismë të mbarë dhe mësimi të zhvillohet në institucione arsimore. Jasharaj  iu drejtua Ministrit Vitia edhe me kërkesën e mijëra punëtorëve të arsimit që të kjo Ministri  të punojë me përkushtim lidhur me funksionalizimin e Ligjit  për Sigurime Shëndetësore  ngase ky Ligj  është tepër i nevojshëm për punëtorët arsimor, por edhe për të gjithë të punësuarit në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Në ndërkohë ministri Vitia, ka deklaruar se punëtorët shëndetësorë do të vaksinohen sipas dinamikës së paraparë.

Njoftimi i plotë:

Viti i ri shkollor me punëtorë arsimor të vaksinuar

Ministri i Shëndetësisë  Arben Vitia bashkë me zv/ministren  Dafina Gexha Bunjaku dhe koordinatoren për vaksinimin Arbëresha Nela kanë pritur në një takim kryetarin e SBASHK-ut Rrahman  Jasharaj , nënkryetaren Vjollca Shala dhe zyrtaren  Vlora Rexhepi Berisha.

Ministri Vitia  ka njoftuar përfaqësuesit e SBASHK-ut lidhur me rrjedhën e procesit të vaksinimit duke  theksuar se procesi po ecën sipas dinamikës së paraparë dhe  se do të vazhdohet me përkushtim në mënyrë që edhe punëtorët e arsimit të vaksinohen me kohë  dhe sipas dinamikës së paraparë.

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman  Jasharaj  falënderoj Ministrin Vitia  për përkushtimin në mënyrë që angazhimi i përbashkët që punëtorët e arsimit të jenë në prioritet të vaksinimit të realizohet  dhe kështu viti i ri shkollor të na gjej me punëtorë arsimor të vaksinuar dhe të mbrojtur nga pandemia. Ky do të ishte moment i mirë dhe do të ndikonte shumë që viti i ri shkollor të ketë nismë të mbarë dhe mësimi të zhvillohet në institucione arsimore. Jasharaj  iu drejtua Ministrit Vitia edhe me kërkesën e mijëra punëtorëve të arsimit që të kjo Ministri  të punojë me përkushtim lidhur me funksionalizimin e Ligjit  për Sigurime Shëndetësore  ngase ky Ligj  është tepër i nevojshëm për punëtorët arsimor, por edhe për të gjithë të punësuarit në Kosovë.

Ministri Vitia ka deklaruar se Ministria që ai drejton  është e përkushtuar në angazhimet lidhur me këtë Ligj, por proceduarat dhe infrastruktura  gjegjëse ligjore dhe aktet nënligjore e  proceduarat tjera  që ndërlidhën me këtë Ligj natyrshëm kërkojnë kohë dhe hapësirë , por nuk mungojnë angazhimi dhe përkushtimi që ky Ligj të funksionalizohet  kur të realizohen gjithë aktivitetet dhe proceduarat gjegjëse.