Jargitja gjatë natës mund të jetë sinjal i ndonjë problemi shëndetësor

Zakonisht jargët janë si pasojë e prodhimit të tepërt të përshtymës. Jargitja zakonisht konsiderohet si proces normal, mirëpo nëse ky proces vazhdon për një kohë të gjatë, atëherë mund të jetë si sinjaliues se diçka nuk është në rregull me shëndetin tuaj.

Gjatë gjumit, të gjithë muskujt e trupit relaksohen dhe bien në gjumë. Përderisa procesi i jargitjes vazhdon dhe jargët akumulohen në gojë atëherë bëhet hapja e pavullnetshme e gojës. Kështu duke mos e kuptuar si, në mëngjes e shihni jastëkun tuaj të lagur.

Në disa raste të rralla, jargitja e tepër nënkupton një gjendje patologjike, që mund të vijë si pasojë e ndonjë sëmundje siç është fibroza cistike apo si shkak i ndonjë infeksioni të sinusëve apo ndonjë sëmundje neurologjike.

Krahas këtyre problemeve, jargët e tepëra janë si pasojë e efekteve anësore të disa barnave dhe mund të jetë si rezultat i ndonjë refleksi gastrointestinal. Në rastet kur jargitja shoqërohet edhe me vështirësi në gëllitje, atëherë ju mund të keni një problem më serioz shëndetësore dhe është e këshillueshme të konsultoheni me një doktor.