Japonia do të hap ambasadën e saj në Kosovë në prill të 2020-ës

Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, ka thënë se Japonia do ta hapë ambasadën e saj në Kosovës në prillin e vitit 2020.

Balla në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se Japonia ka njohur shtetin e Kosovës dhe besojnë në mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Japonia është një financues i rëndësishëm i disa projekteve të mëdha zhvillimi në Shqipëri, me rreth 380 milionë dollarë investime, në formë grantesh, bashkëpunim ekonomik, kredi të buta etj. Pas Ambasadës në Tiranë, morëm konfirmimin se në Prill 2020 do të hapet edhe Ambasada e Japonisë në Prishtinë. Japonia ka njohur shtetin e Kosovës, por besojmë në mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar ai.

Ndryshe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, këtë muaj është pritur nga Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, në një vizitë zyrtare në Japoni, ku mori pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit Naruhito.

Në këtë takim ishte konfirmuar hapja e Ambasadës së Japonisë vitin e ardhshëm.

“Hapja e Ambasadës së Japonisë në Prishtinë në fillim të vitit të ardhshëm dhe samiti i suksesshëm i bizneseve nga Kosova, Japonia e Austria në Vjenë, në fillim të këtij muaji, janë konfirmim i këtij avancimi”, pati thënë presidenti Thaçi.

loading…