Japonia e ka humbur dje finalen e Kupës së Azisë të zhvilluar në Abou Dhabi ndaj Katarit.
Por, pavarësisht zhgënjimit, edhe një herë japonezët kanë treguar kulturën e lartë që kanë si popull.
Ata kanë pastruar të gjithë zhveshtoren duke lënë gjithçka në vendin e vet. Madje, në tre gjuhë të ndryshme, japonezët kanë lënë një mesazh falënderimi.
Sjellje të tillë kjo përfaqësuese ka treguar në të gjitha ndeshjet e Botërorit të fundit që u mbajt në Rusi.








