Japonezët

Japonezët jetojnë 100 vjet për shkak të këtij ushqimi

Njëqindvjeçarët nga Japonia kanë zbuluar se çfarë ushqimi hanë rregullisht që i bën ata jetëgjatë. Nëse mendonit se ishte peshk, e keni gabuar. Është një ushqim që shumë e konsiderojnë të dëmshëm.

Megjithatë, doli të ishte e kundërta. Vetë japonezët zbuluan se sekreti i jetëgjatësisë së tyre qëndron pikërisht te mishi! Rezulton se shumë njëqindvjeçarë e duan këtë ushqim dhe e hanë rregullisht!

Mishi ngre humorin

Sipas psikiatrit japonez Hideki Wada, mishi zgjat jetën sepse kontribuon në rritjen e prodhimit të serotoninës, pra hormonit të lumturisë. Falë kësaj gëzimi dhe humori të mirë, të moshuarit kanë dëshirë për të jetuar aktivisht, ndaj ecin shumë, shoqërohen me miqtë dhe të afërmit dhe të gjithë këta janë faktorë që ndihmojnë në shmangien e sëmundjeve dhe zgjatjen e jetës.

Mjeku mohoi gjithashtu pretendimin se një dietë e bazuar në barishte, perime dhe fruta ndikon në jetëgjatësinë. Rezulton se kjo nuk është aspak e vërtetë. Në fakt, një në pesë japonezë vuan nga mungesa e proteinave. Përfundimi është se mishi duhet të jetë pjesë përbërëse e dietës së çdo personi, thotë doktori.

Përfitimet e mishit

Shkencëtarët kanë vërtetuar më parë se në mungesë të mishit në dietën e përditshme, niveli i kolesterolit bie ndjeshëm. Kjo, nga ana tjetër, çon në një deficit të testosteronit, i cili është i nevojshëm jo vetëm për sintezën e hormoneve seksuale, por është gjithashtu përgjegjës për motivimin dhe përqendrimin.

Nëse përfshini mishin në dietën tuaj, lehtë mund të rrisni nivelin e vitaminës B, e cila mbështet punën e të gjitha organeve dhe sistemeve në trup, zvogëlon ndjeshmërinë ndaj stresit dhe normalizon metabolizmin.