Japin dorëheqje tre anëtarë nga bordi i KSHC-së, shkak deklarimi i pasurisë

Tre anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë kanë dhënë dorëheqje nga bordi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim. Kjo për shkak se nuk kanë qenë dakord që të deklarojnë pasurinë e tyre sipas ligjeve në fuqi.

KSHC edhe njëherë ka mbetur pa kuorum pas mbledhjes gati shtatorëshe sot për marrjen e vendimeve te akreditimit të programeve studimore.

Për mungesën e akreditimit të programeve ka pasë diskutim edhe në Kuvend.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kishte thënë se kjo po ndodh për shkak se Këshilli Shtetëror i Cilësisë s’ka qenë funksional për të akredituar programet, ndërsa ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, kishte akuzuar KSHC-në se po e vonon akreditimin me qëllimin që t’i favorizojë universitetet private.

Konkursi për pranimin e studentëve pritet të hapet rreth 20 gushtit.