Avioni

Japan Airlines” kërkon falje për pilotin e dehur

Kompania ajrore “Japan Airlines” (JAL) kërkoi sot falje për vonesën e shkaktuar të dielën në një fluturim Londër-Tokio, për shkak se një ndihmëspilot ishte në gjendje të dehur.

Ndjesa erdhi një ditë pas publikimeve të bëra për ngjarjen nga një tjetër kompani japoneze fluturimesh, “All Nippon Airways”.

Avioni i JAL-it u largua nga Londra me një vonesë prej 1 orë dhe 9 minuta.