Janjiq: Gjendjen ne veri të Kosovës mund ta shfrytëzojnë formacionet paramilitare serbe

Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiq, deklaroi se kriza lidhur me çështjen e Kosovës nuk do të zgjidhet shpejt dhe do të vazhdojë për një kohë të gjatë.

“Gjëja më e rëndësishme për mbijetesën e paqes së paqëndrueshme është zgjidhja e problemeve të paramilitarëve, krimit, lirisë së lëvizjes dhe lëvizjeve të njëanshme”, theksoi Janjiq, duke shtuar se është e nevojshme që në Kosovë të zhvillohen zgjedhje të reja me pjesëmarrjen e serbëve për të normalizuar situatën.

Raundi i ri i dialogut në Bruksel, mes Vuçiqit dhe Kurtit, sipas medias serbe “N1” pati një efekt të përgjysmuar. Që në fillim të bisedimeve u miratua Deklarata për Personat e Zhdukur. Në të, të dyja palët marrin përsipër të bëjnë gjithçka për të zgjidhur fatin e më shumë se 1,600 personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Megjithatë, bisedimet për formimin e Asociacionit nuk shkuan aq mirë. Pavarësisht kësaj, përfaqësuesi i BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borrell pohoi se është bërë një hap i madh drejt formimit të Asociacionit.

“U prezantua udhërrëfyesi për kthimin e serbëve në institucione. Siç kemi dëgjuar nga presidenti Vuçiq, nuk është arritur marrëveshje për këtë, por ai është i gatshëm të ulet sërish me Kurtin pas tre-katër ditësh dhe të bisedojë. Por le të jemi të drejtpërdrejtë – po flasim se si të dalim nga vakumi institucional dhe i sigurisë që u krijua kur Lista Serbe u largua nga institucionet”, tha Janjiq.

Pas kësaj, Janjiq përkujton se, Prishtina me mbështetjen e vendeve të QUINT-it ka filluar me masa të njëanshme, e njëra nga ato masa janë edhe zgjedhjet për kryetar komune. Ai vlerëson se kjo nuk do të jetë e lehtë dhe e shpejtë, por është parakusht, sepse “vrima e sigurisë duhet mbushur”.

Ai thekson se derisa po vazhdojnë bisedimet për kthimin e serbëve në institucionet gjyqësore dhe politike, po ndërrohen flamujt në stacione policore dhe po hapet ura.

“Hapja e urës ndërmjet Mitrovicës veriore dhe jugore ishte planifikuar më herët, por nuk ishte ‘pjekur koha’. Ka një kuptim më simbolik dhe një përkujtim i kohërave të tmerrshme”, tha Janjiq dhe shtoi se “formacionet paraushtarake nëse ekzistojnë në palën serbe” mund ta përdorin atë, me vërejtjen se ajo “duhet të pastrohet”.

Ai beson se situata politike është e balancuar pas zgjedhjeve të fundit, sepse para kësaj ka ndodhur dalja e serbëve nga institucionet e Kosovës.

Janjiq deklaroi se Vuçiq dhe Kurti po ndjekin një politikë zvarritjeje, dhe se “të dy po blejnë kohë”.

Ai vlerëson se “ka zhurma në relacionin Vuçiq – Uashington”, dhe thekson se kjo ka qenë e dukshme kohëve të fundit.

Duke komentuar deklaratën e Kurtit se Asociacioni është “më kundërshtim me  Kushtetutën e Kosovës”, ai ka thënë se kryeministri i Kosovës “po e sajon”.

“Gjëja më e rëndësishme për mbijetesën e paqes së paqëndrueshme është zgjidhja e problemeve të paramilitarëve, krimit, lirisë së lëvizjes dhe veprimeve të njëanshme”, theksoi Janjiq, duke shtuar se është e nevojshme që në Kosovë të zhvillohen zgjedhje të reja me pjesëmarrjen e serbëve. për të normalizuar situatën.

I pyetur të përgjigjet se kur do të përfundojnë negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës, ai me shaka ka komentuar se kur kanë filluar negociatat i ka pasur flokë të zeza, ndërsa tani është thinjur dhe se shpreson që kjo të mos ndodhë me përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës.