Dialogu i brendshëm për Kosovën në Serbi po shndërrohet në imponim të një opsioni – rikufizim në bazë të vijave etnike.
Kështu raportojnë mediat e Beogradit të jetë thënë sot, me rastin e prezantimit të raportit mbi monitorimin e dialogut të brendshëm, autorë të të cilit janë Forumi për Marrëdhënie Etnike dhe Fondacioni për Shqoëri të Hapur të Serbisë, transmeton Koha.net.
Dialogu i brendshëm për Kosovën në Serbi nuk është rezultat i konsensusit, por më shumë çonte nga ndarja e shoqërisë, deklaroi themeluesi i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq.







