Qeveria e Ukrainës ka publikuar raportin e saj të fundit sa i përket humbjeve të ushtrisë ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Në listën e tyre të dëmeve të shkaktuara drejt ushtrisë ruse, autoritetet e Ukrainës theksuan se deri më tani janë vrarë rreth 20.900 ushtarë rusë, janë shkatërruar 150 helikopterë rusë, 171 aeroplanë, e 2087 mjete të tjera të luftës.
Nga llogaritjet e tyre, qeveria tha se ushtarët ukrianas kanë shkatërruar 815 tanke ruse , 67 sisteme luftarake kundër-ajrore dhe 8 anije luftarake që i përkisnin trupave ruse.







