Janë milionerë por çifti i famshëm nuk e paguajnë qiranë e banesës

Së bashku me bashkëshortin e saj ajo ka një pasuri prej rreth 18 milionë dollarë, por ajo nuk paguan qiranë. Sipas raporteve nga “New York Post”, Emily Ratajkowski është në telashe bashkë me Sebastian Bear-McClard, me të cilin cili u martuan në shkurt 2018.

Modelja dhe producenti jetojnë në një banesë në Nju Jork, në lagjen “Noho” dhe duke përdorur një ligj të vjetër që lejon artistët në vështirësi të pezullojnë pagesën e qirasë, kanë një borxh prej 120 mijë dollarë.

Avokati i producentit bën për faktin se Sebastian dëshiron të mos largohet nga banesa dhe lagjja në të cilën ai ka jetuar gjithmonë, por sipas pronarit të ndërtesës, çifti nuk do të paguante nga viti 2017 dhe tani ka paraqitur një ankesë duke kërkuar pagesa të prapambetura.

Burri i Emily ka jetuar në ndërtesë që nga viti 2013. Kontrata do të kishte skaduar katër vjet më vonë, por që atëherë producenti ka refuzuar të paguajë 5.000 dollarë.

Ekziston një ligj që ndalon dëbimin e artistëve në vështirësi që jetojnë në banesë, ashtu si ajo e Ratajkowskit, e cila nuk ka përdorim rezidencial.

A do të fitojë modelja dhe bashkëshorti në betejën për të mbrojtur folenë e tyre të dashurisë?