Janë dëmtuar xhamat, banaku dhe një veturë| Policia jep detaje për gjuajtjen me armë në mishtoren në Pejë

Policia ka dhënë detaje për gjuajtjen me armë zjarri, që ka ndodhur të dielën në një mishtore në Pejë.

Në raportin 24 orësh thuhet se nga të shtënat me armë zjarri janë dëmtuar xhamat e lokalit, banakun brenda lokalit dhe një veturë.

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Pejë 18.12.2022 – 07:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me armë zjarri i kanë dëmtuar xhamat e lokalit, banakun brenda lokalit dhe një veturë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar një armë zjarri si dhe disa gëzhoja.

Sipas Policisë rasti nën procedura hetimore.