Aktorit amerikan Jamie Foxx nuk iu desh shumë që ta tejkalonte ndarjen e kohëve të fundit me lidhjen e tij shumëvjeçare, aktoren Katie Holmes.

Pasi u kap kohët e fundit në një takim, duke u mbajtur për dore me këngëtaren 21-vjeçare në ngritje Selo Vave, aktori 51-vjeçar u fotografua tani duke u argëtuar me disa vajza.

Vëmendjen e tij e tërhoqën veçanërisht dy bionde, me të cilat argëtohej gjithë ditën. Femrat ishin pranë Jamiet gjatë gjithë kohës, përveç kur ai shkonte herë pas here në bar për ta pirë ndonjë pije. Treshja dukej mjaft intime, ndërsa aktori u kap me njërën prej tyre në përqafim përkëdhelës