James Rodriguez refuzon Arsenalin

Në verë ishte shumë afër Napolit dhe Atletico Madridit por në fund zgjodhi të qëndronte te Real Madridi.

Megjithatë nën drejtim e Zinedine Zidane mesfushori kolumbian vazhdon të ketë shumë pak hapësira dhe gjasat janë që Reali ta nxjerrë në shitje në merkaton e janarit.

Për James Rodriguez ka ardhur një ofertë nga Arsenali në shifrën e 42 milionë eurove, por nëse presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez kërkon 50 milionë euro për kartonin e tij, është vetë James që nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi në mes të sezonit dhe i ka thënë jo skuadrës londineze.