“Jam përdhunuar nga 100 burra deri në moshën 16 vjeçare”

Një bandë prej shtatë burrash është shpallur fajtore për shfrytëzimin seksual të vajzave adoleshente në Rotherham.

Një nga denoncueset tha në gjykatën e Sheffield se ajo kishte kryer marrëdhënie seksuale me “të paktën 100 burra aziatikë” deri në moshën 16 vjeçare.

Një tjetër përshkroi se si ajo u përdhunua në një pyll dhe u kërcënua të braktisej atje.

Rastet dalin nga hetimi i gjerë gjatë operacionit “Stovewood” për shfrytëzimin seksual të fëmijëve në qytetin jugor të Yorkshire, i cili ka identifikuar më shumë se 1,500 viktima.

Ky hetim u zhvillua në vazhdën e Raportit “Jay” të vitit 2014, i cili zbuloi shkallën tronditëse të shfrytëzimit në Rotherham midis 1997 dhe 2013 dhe dështimin e policisë dhe shërbimeve sociale për të ndërhyrë.

Juria në gjyq dëgjoi dëshmitë e vajzave tani rreth 30 vjeçe, duke deklaruar se ishin “joshur nga miqësia me burrat aziatikë më të mëdhenj”, por më pas u sulmuan seksualisht dhe u shfrytëzuar njëherësh nga disa burra.

Grupi prej 9 burrash dhe tri gra, ju dhanë alkool dhe drogë vajzave të reja përpara se t’i “nxirrnin” në rrugë për burrat.

Dënimet përfundimtare ndaj 7 anëtarëve të bandës do të jepen më 16 nëntor, ndërsa procesi ndaj të tjerëve është i ndarë.