Bebe Rexha

“Jam e lodhur”, ‘shpërthen’ Bebe Rexha

Është njëra nga femrat më të suksesshme shqiptare.

Artistja shqiptare, Bebe Rexha është mjaft e ndjekur dhe e komentuar në rrjetet sociale.
Ajo po ashtu këtë vit ka qenë mjaft e suksesshme, projektet e së cilës janë dëgjuar me miliona herë në platformat e njohura muzikore.

Megjithatë, Bebe në postimet e fundit thotë disa fjalë për producentët dhe tekstshkruesit që mesa duket nuk është e kënaqur me punën e tyre.

“Çdo këngë duhet të trajtohet ndryshe. Është shumë e vështirë me përshkru. Jam e lodhur nga tekstshkruesit duke u trajtuar si me fat të na shkruajnë projektet. Jo! Nuk do ishte e kompletuar pa neve!!”, janë fjalët e saj.

“Kjo nuk është vetëm për mua. Unë jam me fat dhe e lumtur që bëj pare teksa bëj mbrëmje. Kjo është për të gjithë tekstshkruesit që e bëjnë jetën prej tyre”, përfundon Bebe.