Jakup Krasniqi thotë se NISMA do ta ndryshojë politikën

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA Socialdemokrate Jakup Krasniqi ka deklaruar se partia të cilës i takon do ta ndryshojë politikën.

Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook është shprehur se Nisma do ta vendos një standard demokratik në politikë.

“Ne të Nismës duam ta ndryshojmë politikën, ta vendosim një standard demokratik të mendimit e të veprimit, ta transformojmë shoqërinë, ta ndërtojmë një Kosovë Evropiane, Moderne dhe Sociale, përmes një politike të fokusuar dhe të orientuar nga e ardhmja jonë e përbashkët, të mendojmë më seriozisht për Rininë tonë, të ardhmen e kombit”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se alternativa politike e Nismës studiohet para se të dalë para qytetarëve.

“NISMA Socialdemokrate është e bindur se beteja politike ushtrohet përmes debatit demokratik, aty ku është fusha e jetësimit dhe e ligjësimit të lirisë sonë, aty ku realizohen idetë tona të çlirimit e të progresit. Në debatin politik, ne i nxjerrim në pah projektet tona të studiuara e të planifikuara, për të jetësuar alternativën tone politike për një qeverisje të mirë e të lirë”, ka shkruar Krasniqi.

loading…