Jakup Krasniqi niset për në Hagë
Jakup Krasniqi është ftuar nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar. Ai sot do të niset drejt Hagës
Këtë e ka bërë të ditur deputeti i Nismës, Bilall Sherifi I cili e ka postuar një fotografi në profilin e tij në Facebook bashkë me Krasniqin.
Përveç Sherifit, Krasniqin po e shoqërojnë edhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, si dhe Baton Dushi e Dardan Krasniqi nga Nisma.
Ish-Zëdhënësi i UÇK’së, Jakup Krasniqi, konfirmuar se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për t’u paraqitur për intervistim. Lajmin e kishte bërë të ditur në llogarinë e tij në facebook.
Megjithatë Krasniqi nuk ka treguar se në çfarë cilësie është ftuar nga Gjykata Speciale.
Kjo ftesë e Speciales për Krasniqin vjen pas ftesës së që i është bërë Ramush Haradinajt.