Nisma

Jakup Krasniqi flet pas koalicionit AAK – PSD

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, ka reaguar pas arritjes së koalicionit parazgjedhor ndërmjet AAK-së e PSD-së.

Ai përmes një statusi në Facebook ka thumbuar koalicionin AAK-PSD duke thënë se kur bashkohen i majti dhe i djathti, cili është interesi i atij bashkimi.

Postimi i Krasniqit:

FJALË TË URTA

I – “Acari i bënë bashk, ujkun dhe capin”!

A janë ditë acari ditët e zgjedhjes?

Kur bëhen bashk të “djathtët” e të “majtët cili është interesi i ati bashkimi? Qeverisja e mirë?!!!

II – Shoku i mirë të mbron nga “miqët” e tij të rrejshëm! Ata që të lavdrojnë ty, duke t’i sharë shokët?! Nuk mendojnë mirë as për ty! Ruju nga lavdratat e tilla!

Ai që s’te mbron nga “miqët” e tij, më se paku shok ideali për rrugtime të vështira e ke! Kujdes nga mosmiënjohësit!

loading…