Jaksimoviq thotë se duhet të humbim dhe të fitojmë diçka me Kosovën
Aleksandra Joksimoviq, drejtoreshë e Qendrës për Politikë të Jashtme, Beograd, thotë se Serbia ka nevojë për kompromisin. “Duhet fituar dhe humbur diëka, kur është fjala për Kosovën”, thotë ajo në një intervistë për Deutsche Welle.
Në konferencën “Serbet dhe Shqiptarët” Jaksimoviq kishte cekur se rreth rregullimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit ka ide të reja në tavolinë.
“Serbia ka nevojë për kompromisin. Duhet fituar dhe humbur diëka. Në tavolinë janë hedhur për diskutim ide të ndryshme për kompromisin e normalizimit të marrdhënieve. Opsioni i ndryshimit të kufijve është në tavolinë. Se ëfarë do të thotë kjo: askush nuk e di me saktësi. Janë përdorur terma të ndryshëm: shkëmbim territoresh, ndarje, korigjim kufinjsh. Është përmenduar edhe termi “kufijtë e vitit 1956” pra kufijtë në ish- Republikën Federale të Jugosllavisë, që ishin krejt ndryshe nga të sotmet. Nuk ka ende ide të qartë se si do të jetë kompromisi” u shpreh Jaksimoviq