Jahjaga takon Princin Charles, diskutojnë për Kosovën

Fokus i bisedës ishin personat e zhdukur dhe viktimat e luftës Ish- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga sot është takuar me Princin Charles të Anglisë ku kanë diskutuar për shumë tema aktuale në Kosovë me fokus për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.

“Gjatë vizitës në Angli pata nderin të takohem me Lartmadhërinë e Tij, Princ Charles, për të diskutuar mënyrat e bashkëpunimit në angazhimin tonë të përbashkët për adresimin e problemeve të pas luftës në rajon, posaçërisht për personat e zhdukur dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.”, ka shkruar Jahjaga në Facebook ku ka publikuar fotografi nga ky takim.

Ndryshe sot Jahjaga ka folur para studentëve të Universitetit Cambrige në Angli ka folur për përvojën e saj si presidente.