Jahjaga para Veselit: U kërkoi ligjvënësve amerikanë krijimin e një gjykate për krimet serbe

Ish presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga thotë se angazhimi i vazhdueshëm amerikan është i domosdoshme në Kosovë dhe mbarë rajonin për të vendosur drejtësinë e vonuar, 20 vjet pas luftës.

Gjatë një séance dëgjimore në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për politikën e jashtme, zonja Jahjaga u kërkoi ligjvënësve amerikanë krijimin e një gjykate speciale që do të merrej ekskluzivisht me hetimin e krimeve të luftës të bëra nga ana e Serbisë ndaj Kosovës.