Atifete Jahjaga

Jahjaga: Kemi arritur suksese të mëdha për të cilat duhet të ndihemi krenar

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka uruar përvjetorin e 14-të të vavarësisë së vendit.

Ajo thotë se në rrugëtimin tonë si shtet i pavarur e sovran kemi arritur suksese të mëdha për të cilat duhet të ndihet krenar secili qytetar i Kosovës.

Tutje ajo thotë se në çdo hap që hedhim drejt fuqizimit të demokracisë dhe rolit tonë në arenën ndërkombëtare vazhdojmë të ballafaqohemi me taktika e veprime provokuese nga fqiu ynë verior- Serbia.

Postimi i plotë:

Kosovë, urime përvjetori i 14-të i shpalljes së pavarësisë!

Në rrugëtimin tonë si shtet i pavarur e sovran kemi arritur suksese të mëdha për të cilat duhet të ndihet krenar secili qytetar i Kosovës. Por, para nesh mbesin ende shumë sfida.

Këtë përvjetor të pavarësisë po e kremtojmë në kohë të vështira për vendin dhe popullin tonë, durimi i të cilit po testohet çdo ditë e më shumë nga ndryshimet e mëdha socio-ekonomike që shkaktoi pandemia Covid-19.

Në çdo hap që hedhim drejt fuqizimit të demokracisë dhe rolit tonë në arenën ndërkombëtare vazhdojmë të ballafaqohemi me taktika e veprime provokuese nga fqiu ynë verior- Serbia.

Brenda 14 viteve të funksionimit si shtet, uroj që ta kemi kuptuar se zgjidhja e problemeve me të cilat përballet Kosova kërkon unitet e maturi politike dhe koordinim e bashkëpunim të ngushtë me aleatët tanë ndërkombëtarë!

Urime! I pritshim përvjetorët e ardhshëm të pavarësisë në ditë më të mira!