Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se gratë e Kosovës e kanë vendin në sport, e jo në kuzhinë.

Jahjaga sot ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës me rastin e shënimit të Ditës së Sportit dhe Mjedisit, me ç’rast ka vlerësuar dhe inkurajuar gratë të merren me sport.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Jahjaga ka thënë se gratë dhe vajzat e Kosovës e kanë vendin në sport, e jo në kuzhinë.