Jahja Lluka: Qeveria e ka përfunduar Ligjin për personat e pagjetur

Jahja Lluka nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka thënë se Qeveria e ka aprovuar ligjin e ri për personat e zhdukur dhe tani i mbetet Parlamentit që ta miratojë atë.

Ai këto komente i ka bërë gjatë takimit të radhës të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, duke shtuar se nuk beson se do të vijë një Qeveri e ardhshme e cila do ta kundërshtojë këtë ligj.

“Koncept-dokumenti është përfunduar dhe është aprovuar nga Qeveria. Tani po e presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Grupi punues për përgatitjen e ligjit është themeluar dhe tani funksionon”.

“Uroj që sa më shpejt të kryhen zgjedhjet dhe nuk besoj se ndokush në Parlamentin e ardhshëm nuk do ta aprovonte ligjin në fjalë”.

“Mirëpo pa e aprovuar Parlamenti i ri ligjin me ndryshimet që janë bërë, nuk ka me pasur rritje. Qeveria e ka kryer punën e vet, grupi punues do ta kryej punën e vet gjithashtu”.

“Komisioni e ka për obligim që t’ia dërgojë legjislacionin e ri Kuvendit për ndryshimin e ligjit për personat e pagjetur. E kemi obligim moral. Ne jemi në punë deri në ditën kur të vjen Kryeministri tjetër. Nuk besoj se do të ketë Kryeministër që do ta kontestojë ligjin në fjalë.

Kujtojmë se nëpërmjet ligjit të ri, synohet që t’u rriten pensionet familjarëve të personave të pagjetur.

loading…