Jahja Koka flet për viruset: Ne jemi ardhacakë, ata ishin para nesh – duhet të bashkekzistojmë

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, ka folur lidhshmërinë e mikrobeve dhe njeriut.

Ai gjatë seancës së sotme ka thënë se njeriu është ardhacak dhe se ato kanë qenë në tokë para miliona vitesh.

“Kur flasim për trajtimin shkencor, desha të them se shpesh herë thuhet në zhargonin popullor, ‘se na erdhi virusi, ishalla na kalon dhe kështu me radhë’. Flasim për një fakt shkencor ne jemi ardhacakë, virusi dhe mikrobet kanë qenë miliona vjet para nesh në sipërfaqen e tokës. Prandaj është shkencore të bashkëjetojmë dhe të bashkëezkistojmë me ata. Kjo arrihet nëse këtë punë e bëjmë në formë të mençur dhe në formë shkencore dhe se kalojmë pa probleme ose me probleme më të vogla”.

“Për ta sqaruar për ata që nuk e kuptojnë, ky nivel kaq i lartë duhet të marrë një shembull konkret të një zotrie Musa Zeneli, i cili rastësisht ishte në momentin e paranisjes së karrocës me kali. Babai i tij qëndronte rastësisht pas në këmbë, dhe ishte mësues fizike, Musai i thotë babi ulu se po nisem dhe inercioni mund të të dëmtojë. Babai i tij i thotë ‘por unë ta kam mësuar inercionin, por nise kalin’. Atëherë, Musa i bie kalit dhe niset qerrja, pastaj babai i tij rrëzohet dhe përfundon në spital. Kur Musai e viziton në spital, babanë e vet e pyet si është. Ai ia kthen se inercioni teorik nuk e shpëtoi, kurse moszbatueshmëra e inercionit praktik të Musës ia qau kokën. Mesazhi i kësaj është që të mësojmë në nivel të zbatueshmërisë secilin koncept”, ka thënë Koka.