modeli i ri

Jaguar XF është parë duke u testuar, pëson disa ndryshime në dukje

Këto janë pamjet e para, të Jaguar XF që lansohet gjatë vitit që vjen

Tashmë dihet se Jaguar F-Pace do të pësojë disa ndryshme, derisa bëhet e ditur se edhe XF do të kalojë nëpër të njëjtën procedurë.

Derisa gjenerata e dytë e këtij modeli, ishte në shitje që nga viti 2015, duhet të bëjë ndryshimet e duhura, që të mund të konkurrojë me Audi A6, BMW 5 Series dhe Mercedes E-Class.

Makina që është parë duke u testuar, kishte shtresa të mëdha kamuflazhi, megjithatë vërehej se kishte pësuar disa ndryshime në dukje si dizajni i mprehtë i dritave të përparme,grilli i ri dhe ndryshimet në pjesën e pasme. Fotografi të pjesës së brendshme, nuk janë arritur të realizohen, por pritet të ketë përditësime të mëdha.

Vetura Jaguar XF që në brendi pritet ta ketë motorin me 3.0 litra që prodhon 380 kuaj fuqi, pritet të prezantohet në fund të vitit, derisa lansohet vitin që vjen, me teknologji të lartë dhe stil shumë të mirë.

navigate_before
navigate_next
loading…