SHBA

Jackpoti i sotëm në lotari ka vlerë mbi 1 miliardë dollarë, amerikanët i vërsulen dyqaneve

Jackpoti ‘Mega Millions’ për këtë të premte kap vlerën e rreth 1.28 miliardë dollarëve në ShBA, duke u bërë i dyti më i madhi në historinë 20-vjeçare të lojës, dhe i treti më i madhi i çdo lotarie amerikane.

Kjo ka bërë që shumë shtetas amerikanë të vërsulen drejt dyqaneve të lojës, për të parë nëse fati do jetë në anën e tyre.

Shanset për të fituar jackpotin janë 1 në 303 milionë, thuhet në njoftim.

Rekordi i jackpotit të ‘Mega Millions’ është 1.537 miliardë dollarë, i fituar nga një biletë e vetme e shitur në Karolinën e Jugut, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Jackpoti më i madh i çdo lotarie amerikane ishte 1.586 miliardë dollarë – një çmim ‘Powerball’ nga 13 janari i vitit 2016, i ndarë nga tre fitues në Kaliforni, Florida dhe Tennessee.