Jack Ma nuk do të jetë më pjesë e Alibaba

Jack Ma u tërhoq si president i Alibaba ditën e sotme duke ja dorëzuar rolin Daniel Zhang i cili është CEO i kompanisë.

Tranzicioni u lajmërua një vit më parë. Ma do të vazhdojë të jetë pjesë e bordit të Alibaba derisa aksionerët të takohen vitin e ardhshëm.

Gjithashtu ai mbetet një partner i përhershëm i Alibaba. Vitin e kaluar ai lajmëroi planet për tu tërhequr gradualisht nga Grupi Alibaba.

“Një gjë jua sigurojë të gjithëve, Alibaba nuk i është dedikuar Jack Ma, ndërsa Jack Ma përherë do ti përkasë Alibaba,” tha Ai.

Ma largua nga pozitat e CEO në 2013-ën dhe u pasua nga Jonathan Lu. Ky i fundit u zëvendësua nga Zhang në 2015-ën ish COO i kompanisë.

Një fakt interesant është dita kur Ma ka zgjedhur të tërhiqej që përkon me Ditën e Mësuesit në Kinë. Ma është një ish mësues Anglishteje dhe ende të gjithë i referohen si “Profesori Ma.” Ai ka planifikuar që tani e tutje ta dedikojë jetën filantropisë dhe edukimit.

loading…