Ja të gjitha pajisjet Samsung që do të kalojnë në Android 10

Një listë e gjatë pajisjesh Samsung që do të kalojnë në Android 10 është publikuar online edhe pse nuk jemi të sigurtë për autenticitetin e burimit, ai duket premtues.

Pothuajse të gjitha pajisjet Samsung prezantuar në 2019-ën do të marrin versionin më të fundit të Android përfshirë edhe rangun e ulët dhe të mesëm Galaxy M dhe A.

Seritë Galaxy S9 dhe S9+ janë në listë gjithashtu por familja S8 dhe S8+ nuk arriti dot. Diçka që pritej sepse Samsung ka premtuar gjithnjë për çdo telefon dy përditësime madhore të Android.

Për fat jo të mirë lista nuk tregon asgjë për afatet e përditësimeve. Zakonisht flagshipët kanë prioritet për Samsung por shpresojmë që nuk duhet të presim shumë edhe për Galaxy M dhe A.

loading…